Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vaksinim edhe gjatë vikendeve e festave zyrtare

nga E.Bullaku9 shtator 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se duke filluar nga kjo javk, qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë do të punojnë edhe në ditët e fundjavës, e po ashtu edhe gjatë festave zyrtare.
Në një shkrim në Facebook, MSH-ja ka thënë se vendimi është marrë nga ministri Arben Vitia, ndërsa është marrë për të lehtësuar procesin e vaksinimit dhe për t’iu përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.
 
Sipas raportit të fundit të IKShPK-së, prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955 mijë e 811 doza të vaksinës, kurse 329 mijë e 246 janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →