Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vaksinohen 7 mijë e 348 qytetarë kundër Covid-19

nga B.K23 tetor 2021


Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.
Ndërsa, deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 16 raste të reja me Covid-19, pas testimit të 2.280 mostrave. Këtë të shtunë nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →