Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Van Dijk thotë se “gjëra të çuditshme” po ndodhin në Liverpool

nga Xh.D14 nëntor 2022
Van Dijk thotë se “gjëra të çuditshme” po ndodhin në Liverpool

Virgil van Dijk pranon se sezoni 2022-23 ka qenë “i çuditshëm” për Liverpoolin.
Pasi e hapi sezonin me një fitore të Community Shield ndaj Manchester Cityt, skuadra e Jurgen Klopp pritej të krijonte sfida më serioze. Megjithatë, ata kanë zbritur nga ritmi i titullit të Premierligës.
“Unë do të thosha se dy muajt e fundit kanë qenë të çuditshëm. Të gjithë po përpiqen të gjejnë konsistencë, jo vetëm ne si ekip dhe si klub, por nëse shikoni skuadrat e tjera përreth është thjesht e vështirë. Askush nuk mund ta vërë gishtin mbi të. Natyrisht një pjesë e madhe e kësaj është sepse do të ketë një pushimi kaq të madh dhe Kupa e Botës dhe lojtarët do të lëndohen, lojtarët që nuk janë plotëisht në formë. Ishte e çuditshme, ishte e vështirë për të gjithë, por unë mund të flas vetëm për ne sepse jam në mes”, tha mbrojtësi holandez, Van Dijk.
Reds fituan me rezultat 3-1 ndaj Southampton. Para festave të fundvitit do të përballen me Cityn./21Media 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →