RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Varhelyi: Vonesat në negociata ndikojnë në besimin në BE

nga Egzona Mehmeti6 dhjetor 2021

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, sot vlerësoi se vonesa e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore ndikon negativisht në besimin në Ballkanin Perëndimor.
Varhelyi në një fjalim online në Forumin Ballkanik në Sofje me titull “Është koha për të rikthyer besimin”, tha se Maqedonia e Veriut ka arritur shumë në fushën e reformave, duke shtuar se Brukseli i mbështet përpjekjet e tyre.
Ai theksoi se Bullgaria dhe Maqedonia Veriore duhet të zgjidhin çështjet e hapura, në mënyrë që negociatat me Shkupin dhe Tiranën të fillojnë së shpejti.
Ai vuri në dukje se 65% e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor është e lidhur me BE-në, gjë që tregon orientimin e tyre logjik dhe bëri të ditur se Brukseli vitin e ardhshëm do të investojë 30 miliardë euro në rajon, që është një e treta e bruto prodhimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Varhelyi beson se të gjithë duhet t’i trajtojnë vendet e Ballkanit Perëndimor jo si kandidatë, por si vende anëtare të BE-së.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →