Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Varrezë masive në Bucha, viktimat ishin torturuar dhe më pas vrarë

nga B.K14 qershor 2022

Autoritetet ukrainase thanë se kanë zbuluar një varr të ri masiv të civilëve në Bucha në afërsi të Kievit.
Trupat e shtatë civilëve u gjetën pranë fshatit Myrotske, shumë prej tyre me “duart të lidhura dhe gjunjët e tyre të qëlluar”, sipas shefit të policisë së rajonit të Kievit, Andrii Niebytov.
“Viktimat ishin torturuar”, tha ai në një deklaratë, shkruan The Guardian.
Aktualisht po punohet për zhvarrosjen e trupave në vend dhe për identifikimin e individëve, shtoi ai.
“Gjatë hetimeve në llogore, u zbuluan trupat e shtatë civilëve me plagë nga armë zjarri dhe duar të lidhura pas shpine”.

Ndërkohë, rreth 1200 trupa, përfshirë ato të gjetura në varreza masive, nuk janë identifikuar ende, sipas kreut të policisë kombëtare në Ukrainë, Ihor Klymenko.

Procedurat penale janë hapur për vdekjen e më shumë se 12,000 ukrainasve, tha Klymenko. Rreth 75% e të vdekurve janë burra, rreth 2% janë fëmijë dhe pjesa tjetër janë gra, tha ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →