Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Varrosen 50 viktima të Srebrenicës, 27 vjet pas gjenocidit

nga Kaltrina Berila11 korrik 2022

Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së voni, u varrosën të hënën në Qendrën Përkujtimore Potoçari, aty ku ndodhen varret e mbi 6 mijë e 670 viktimave të tjera.
Sot në Bosnje e Hercegovinë u shënua 27-vjetori i masakrës, në të cilën forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës së viteve ’90.
Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.
Në Potoçari, ceremonitë përkujtimore të masakrës i ndoqën mijëra veta./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →