(Lajm i përditësuar)
Është varrosur Faton Hajrizi.
Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.
Hajrizi i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, u varros sipas riteve fetare nën praninë e flamujve e mbishkrimeve “Liria ka emër”.
Qytetarë të shumtë mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit
Qindra qytetarë nga vende të ndryshme kanë filluar të mblidhen për të marr pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, në fshatin Klinë e Ulët të Skënderajt. Ceremonia e varrimit mbahet në orën 14:00.
Kufoma e tij po mbahet në xhaminë e fshatit “Xhamia e Haxhilerëve”.

Trupi i pajetë i tij u soll nga Serbia në Kosovë mëngjesin e së premtes. Po atë ditë, u identifikua nga familjarët e tij dhe iu bë autopsia.
Hajrizi u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, derisa trupi i tij u mbajt atje rreth 2 javë.
Faton Hajziri ishte arratisur nga burgu për të nëntën herë më 6 korrik të këtij viti.











