Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vasfije Krasniqi dorëzon mandatin e deputetes

nga Kaltrina Berila21 shtator 2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi ka dorëzuar mandatin e deputetes.
Krasniqi ka njoftuar se arsyeja e dorëzimit të mandatit është për shkak se është në një trajtim mjekësor.
“Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Vasfije Krasniqi ka treguar se e ka njoftuar kreun e Kuvendit dhe kryesinë për dorëheqjen.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt 2021, Vasfije Krasniqi-Goodman, garoi për herë të parë për pozitën e deputetes në Kuvendin e Kosovës.
Ajo garoi në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit dhe aktualisht qeverisë me vendin./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →