Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Vashat e Bashkimit fitojnë sërish Kupën e Kosovës

nga Venera Grabanica19 shkurt 2023
Vashat e Bashkimit fitojnë sërish Kupën e Kosovës

Vashat e KB Bashkimit e kanë mbrojtur Kupën e Kosovës, ku edhe këtë edicion e fitojnë duke e mposhtur Prishtinën.
Bashkimi e mposhti Prishtinën me epërsi prej 22 pikëve, respektivisht me rezultat bindës 94:72.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 42:38 në favor të Bashkimit, ku edhe në pjesën e dytë vashat nga Prizreni vazhduan me paraqitje bindëse duke kryesuar 52:34.
Medaljet për vendin e parë i ndanë, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe ish-basketbollistja e njohur Resmije Juniku.
Në anën tjetër, medaljet e argjendta i ndanë Leart Hoxha, anëtar i bordit të FBK-së dhe Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu i dhuroi trofeun e MVP-së për Khadija Haywood, dhe trofeun e Kupës së Kosovës, kapitenes së klubit, Aulona Muhadrit.
Rezultati final i ndeshjes, 94:72 në favor të Bashkimit.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →