Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Vashat e Kosovës fituese të turneut “Turkish Women’s Cup”

nga Venera Grabanica27 shkurt 2024
​Vashat e Kosovës fituese të turneut “Turkish Women’s Cup”

Kombëtarja e Kosovës e femrave për të dytin vit me radhë e ka fituar turneun ndërkombëtar “Turkish Women’s Cup”, që u mbajt në Alanya.

Pas fitores kundër Hong Kongut dhe Estonisë, vashat e Kosovës sot e mposhtën edhe Indinë me rezultat minimal 1:0.

Golin e triumfit për “Dardanet” e shënoi Erëleta Memeti, e cila shënoi në minutën e 3’ të kohës shtesë.

Vashat kosovare treguan formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut nën drejtimin e trajneres, Anneli Andersen, duke e vazhduar serinë pa humbje edhe këtë vit.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Kosovës.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →