Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Vatër Hyseni tregon pse zgjodhi të bëhet salduese

nga Kaltrina Berila9 dhjetor 2022
Vatër Hyseni tregon pse zgjodhi të bëhet salduese

Ndonëse ende për disa mund të jetë e çuditshme që një grua të punojë salduese, një gjë e tillë nuk përbën aspak problem për Vatrën.
Vatër Hyseni në emisionin “StartUp“ në RTV21 tregoi se çfarë e shtyri të zgjedh profesionin si salduese.
“Gjithmonë e kam pasë dëshirë më mësu më shumë për materiale… më ka pëlqy fleksibiliteti që të jep saldimi me punu me metal dhe me kriju produkte”, tha ajo.
Hyseni tregoi se ka studiuar Menaxhment Mekatronikës, ndërsa për specializim ka zgjedhur Inxhinerinë Mekanike dhe Shkencën e Materialeve.

Hyseni tutje tregoi edhe vështirësitë e profesionit megjithatë tha se ka pasur mbështetje vazhdimisht.
“Bota e saldimit është e vështirë, personat që merren me saldim e kanë një mirëkuptim të përbashkët. Kam pasë përkrahje të madhe”, ka thënë ajo./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →