Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vazhdon beteja me zjarrin mbi tunelin e Kalimashit! (Video)

nga RTV2110 gusht 2021

U aktivizua edhe FSK dhe Shërbimi zjarrfikës i Kosovës
Zjarri në faqen e malit mbi tunelin e Kalimashit është shuar dhe situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës dhe të tunelit. Aktualisht po zhvillohet operacioni për shuarjen e zjarreve te Laku i Thive, ku krahas tokës po punohet edhe nga ajri me helikopter.Pas shuarjes së zjarreve, Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka falënderuar Kosovën për mbështetjen që ka ofruar në betejën me zjarret.
34 zjarrfikës nga Kosova dhe 29 pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë mobilizuar në ndihmë Shqipërisë për të lokalizuar zjarrin te tuneli i Kalimashti dhe në vatrat e tjera.(Teksti-Fitore Ademi, kamera-Orhan Bylykbash)./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →