Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vazhdon greva në shëndetësi

nga Egzona Mehmeti27 dhjetor 2018

FSSHK bëri të ditur se më datën 3 janar 2019 do të vazhdohet me grevë pa limit kohor

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së ka vendosur për të vazhduar grevën edhe për 48 orë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK ka bërë të ditur se pas festës së Vitit të Ri, më datën 3 janar 2019 do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë.

“Kjo vjen për shkak se nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në lidhje me pagat e punonjësve shëndetësorë”, ka njoftuar FSSHK.

Dje në orën 07:00 ka filluar greva 24 orëshe. Ministria e Shëndetësisë dje ka bërë të ditur se pagat e punonjësve shëndetësorë parashihet të rriten vitin e ardhshëm.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →