Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vazhdon numërimi i votave me postë

nga Venera Grabanica1 mars 2025
Vazhdon numërimi i votave me postë

Edhe sot po vazhdon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

Siç bëhet e ditur me 14.36 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 2.669 vota apo 44.33 për qind prej tyre.

Në vendin e dytë sa i përket votave të fituara është Lidhja Demokratike e Kosovës me 2.020 vota apo 33.55 për qind, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 9.68 për qind apo 583 vota.

Ndërkaq, Paria Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve të deritanishme ka marrë 390 vota apo 6.48 për qind.

Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt, teksa numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës është drejt fundit.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →