Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vazhdon numërimi i votave në tri komuna

nga Kaltrina Berila21 shkurt 2025
Vazhdon numërimi i votave në tri komuna

Pas përmbylljes së numërimit të votave në 35 komuna të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kanë mbetur për t’u numëruar votat në tri komuna, Prishtinë, Pejë dhe Leposaviq, të cilat pritet të përfundojnë sot.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka thënë se është përmbyllur numërimi i votave në 35 komuna të Kosovës. Mirëpo, ka njoftuar se numërimi i votave do të vazhdoj dhe sot.

“Janë numëruar 94.31% apo 2,389 nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur edhe 144 vendvotime që i takojnë këtyre komunave tri komunave”, tha Elezi.

Ai theksoi se gjatë procesit të numërimit, i zhvilluar në 38 Qendra Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave për kandidatët për deputetë, është realizuar edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

“Ky është një proces sigurie që çdo votë të jetë e evidentuar me saktësi”, ka thënë ai

Elezi po ashtu tha se KQZ ka publikuar platformën elektronike ku janë shfaqur të dhënat për votat e kandidatëve për deputetë dhe të dhënat për rezultatin e subjekteve politike.

Pas numërimit të votave në komuna fillon numërimi fillimisht i votave nga diaspora, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →