Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Vazhdon shtrirja e sportit të xhudos në gjithë Kosovën

nga Venera Grabanica15 maj 2023
Vazhdon shtrirja e sportit të xhudos në gjithë Kosovën

Përmes projektit “Kosova shtet i xhudos” po vazhdon shtrirja dhe demonstrimi i i sportit të xhudos nëpër shkollat fillore në të gjithë Kosovën.

Demonstrimi i këtij sporti sot është bërë në SHFMU ‘Jeta e Re” në fshatin Gremë, të Ferizajt.

“Bashkë me trajnerin e klubit të xhudos, “Kastrioti”, Mal Musa dhe xhudistët, Vlera Gashi, Erza Sadriu, Jetesa Baliu, Eljesa Salihu, Agron Hamza, Ermir Bytyqi, Erion Guta kemi demonstruar lëvizjet bazike të xhudos pranë nxënësve pjesëmarrës. Ky ishte demonstrimi i parë i realizuar në zona rurale dhe demonstrimi i parë ku janë përfshirë mësimdhënësit dhe prindërit, duke e rritur interesimin për regjistrime në klubet e xhudos.”, thuhet në faqen zyrtare të Federatës së Xhudos.

Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →