🇽🇰 Kosova
Vdes 24-vjeçari nga Malisheva pasi nuk iu mbijetoi plagëve pasojë e aksidentit rrugor
nga Venera Grabanica22 korrik 2025
Ka vdekur 24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva që kishte pësuar një aksident rrugor.
Për këtë ka njoftuar Avdi Morina, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës.
Ai ka shprehur ngushëllime për humbjen e të riut.
“Lamtumirë Shkodran! Pas një aksidenti rrugor në qytetin e Malishevës, Shkodrani 24 vjeç u lëndua rëndë, dhe pas disa ditë në luftë me vdekjen nuk mundi ti bëjë ballë lëndimeve të rënda që kishte. Shkodrani do të kujtohet si një djal i urtë, i sjellshëm dhe shumë punëtor. U prefshë në paqe”; ka shkruar Morina në Facebook.









