Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdes veprimtari i Çështjes Kombëtare Remzi Lushi

nga E.Bullaku21 prill 2017

Ai ishte organizator i  demonstratave të studentëve të vitit 1981

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veprimtari i Çështjes Kombëtare, Remzi Lushi. Komuna e Lipjanit, të shtunën do të mbaj mbledhje komomorative me rastin e vdekjes së Lushit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet po ashtu të shtunën në varrezat e fshatit Babush i Muhaxherve të Lipjanit, nga ora 13:00.

Ndryshe, Remziu u lind në fshatin Babush të Muhaxherëve në vitin 1961. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse në klasën e IV të shkollës së mesme më 1980-en iku për Shqipëri, për ta parë atë për së afërmi sepse ishte i lidhur ngushtë me nënën Shqipëri, mirëpo, pas një muaji, e ktheu policia shqiptare në Ish-Jogusllavinë, ku edhe u dënua me një burg prej 2 muajve.

Mirëpo, Remziu prap nuk u ndal, në demonstratat e studentëve të vitit 1981 si organizator i tyre kapet prej policisë dhe dënohet me 8-vite burgim.

Kohën e fundit e rrëmben një sëmundje e pashërueshme, ku edhe i ndjeri ndërroi jetë në Ingolschtat të Gjermanisë./21Media 

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →