Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq 34 vjeçari pasi u godit nga vetura

nga B G20 tetor 2022

Një burrë 34 vjeç ka vdekur mbrëmë si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mbrëmë (19. 10. 2022) rreth orës 22:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali.
Policia njofton se në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Trupi i viktimës : A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →