Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Vdiq aktori shqiptar Anastas Kristofori

nga Xh.D2 shkurt 2022

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare aktori i mirënjohur shqiptar, Anastas Kristofori.
Aktori u njoh nga roli i Perikliut në komedinë ‘Pallati 176’, gjithashtu ishte vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.
Disa nga rolet qe Anastas Kristofori ka interpretuar janë roli i Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera, roli i Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli i sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës, roli i Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, roli në teledramën “Burgjet plot liria në derë”.
Aktori i ndjerë ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës.
Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970,filloi punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971./oranews

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →