Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Vdiq aktorja e njohur e serialit “Sulltani – Shekulli Madhështor”

nga Xh.D13 gusht 2021

Ka vdekur në moshën 75 vjeçare aktorja e njohur nga Maqedonia e Veriut, Sabina Toziya e cila u njoh përmes paraqitjes së saj në serialin Sulltani – Shekulli Madhështor.
Lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të aktorës nga Maqedonia u bë i ditur përmes Instagramit.
Kohë më parë, aktorja kishte shkuar gjatë pushimit dimëror për xhirime të një seriali ndërkohë që, e njëjta kishte humbur vetëdijen dhe ishtë dërguar me urgjencë në spital.
Si rezultat i gjitha ekzaminimeve, mjekët përcaktuan se aktorja kishte tumor në tru, gjë pas të së cilës ajo menjëherë iu nënshtrua një operacioni dhe qëndroi në kudjes intensive për katër ditë.
Ajo u lind më 1946 në Shkup dhe studio aktrim në Teatrin Shtetëror të Shkupit.
Përpos serisë “Shekulli Madhështor”, ajo gjithashtu mori pjesë edhe në filmat “Bal Kaymak” dhe “Annemin Yarasi”./21Media


FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →