Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq edhe vajza nga aksidenti në Penuhë të Podujevës

nga Venera Grabanica15 janar 2019

Nga aksidenti i njëjtë më 31 dhjetor 2018 kishte vdekur edhe një grua

Në repartin e kujdesit intensiv në QKUK ka vdekur vajza, e cila ishte akisdentuar me 31.12.2018 në Penuhë të Podujevës.

“Në lidhje me rastin me datën 14.01.2019, viktima-fëmiu femër K/Shqiptare kishte ndërruar jetë, e cila si pasoj e aksidentit kishte qenë në tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK”, njofton policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në këtë aksident të ndodhur me 31.12. 2018 kishte vdekur një grua, kurse lëndime trupore kishin pësuar edhe 7 persona. /21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →