Ai ka ndërruar jetë sot në moshën 35 vjeçare
Pas një sëmundjeje të shkurtër, sot në moshën 35 vjecar ka ndërruar jetë kolegu Ekrem Syla i cili deri në vitin 2008 kishte punuar në RTV21 si teknik i audios dhe ku kishte kryer punën e tij me profesionalizëm.
Kurse që 8 vjet ai ishte pjesë e Klan Kosovës ku punoi si realizator.
Ai pas vetës ka lënë gruan dhe fëmijët.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sonte prej orës 19:00 në varrezat e fshatit Dumnicë e Ulët të Vushtrrisë./21Media










