Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq gazetari Sulejman Gashi

nga Venera Grabanica11 shtator 2020

Sot ka vdekur, korrespodenti i RTK-së në ShBA-së, Sulejman Gashi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familja e tij.

Gjithashtu njoftohet se varrimi i të ndjerit do bëhet  në vendlindjen e tij në Kosovë.

Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij.

I pikëlluar më këtë lajm është shprehur Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili vlerësoi se Gashi ishte zë i shqiptarëve.

“Ai tërë jetën iu përkushtua gazetarisë dhe përfaqësimit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë zë i shqiptarëve. Ngushëllime familjes Gashi, kolegëve të tij gazetarë dhe gjithë të afërmve të tij!”, ka shkruar ai. /21Media

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4316000975136895

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →