Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Vdiq ish-hendbollisti Ylber Zaskoku

nga E.Bullaku30 gusht 2021

Ka vdekur Ylber Zaskoku, ish-hendbollisti nga Ferizaj.
Zaskoku i lindur në vitin 1961, është marrë tërë jetën me sport dhe ka qenë i vlerësuar nga të gjithë. Vlerësohet kontributi i tij në periudhën e pavarësimit të sportit kosovar.
Ai si lojtar ka luajtur për Borcin e Ferizajt, skuadrën me traditën më të pasur në vend. Ka nisur te Borci 2, për të depërtuar më pas në ekipin e parë. Po ashtu ishte te Çeliku i Ferizajt, ndërsa ka luajtur edhe për Prishtinën, kur skuadra kryeqytetase ishte në Ligën e Dytë Federative. Pas pavarësimit të sportit ishte pjesë e Kastriotit të Ferizajt.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, në emër të komunitetit të hendbollit, i ka shprehur ngushëllime familjes Zaskoku, duke çmuar kontributin e të ndjerit për sportin.
Ylber Zaskoku është marrë edhe me sporte luftarake dhe të forcës./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →