Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vdiq ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

nga Venera Grabanica5 maj 2026
Vdiq ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka vdekur në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Përveç detyrës si kryeparlamentar, Pëllumbi ka pasur një karrierë të gjatë politike ne Partinë Socialiste.

“Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm. U prehsh në paqe Profesor Serveti! Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh”, shkruan Balla në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →