Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq ish-ushtari i UÇK-së, Haxhi Mecini

nga Kaltrina Berila13 prill 2025
Vdiq ish-ushtari i UÇK-së, Haxhi Mecini

Ka vdekur ish-pjesëtari dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Mecini.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:00.

“Ai ishte një ndër bijtë më të devotshëm të kësaj toke, që nuk kurseu as jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Me pushkën në dorë dhe zemrën plot atdhedashuri, qëndroi në ballë të luftës për çlirim, duke u bërë shembull i guximit, sakrificës dhe dashurisë për Kosovën.”, thuhet në njoftim.

“Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e lagjes Mecini, në Klinë të Epërme, Skenderaj”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →