Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq ish-ushtari i UÇK-së Skender Bytyqi

nga Venera Grabanica28 prill 2022

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Bytyqi.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, i cili në emër të tij dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Skenderin, u ka shprehur ngushëllime.
“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Bytyqit nga fshati Zajm, i njohur me nofkën Albani. Në emrin tim personal dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Skenderin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Skenderi do të mbahet mend për atdhedashurinë e tij, kontributin e madh në luftë, korrektësinë dhe sinqeritetin. U prehtë në paqe”, ka shkruar Elezaj.
Bytyqi në luftë njihej me nofkën “Albani”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →