Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq këmbësori që u aksidentua në Peran

nga RTV2111 dhjetor 2018

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Një këmbësor ka vdekur pas plagëve të marra pasi u godit nga një veturë në rrugën rajonale Podujevë – Kërrpime, saktësisht në fshatin Peran, dje rreth orës 19:00. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf V dhe dy këmbësorë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe një këmbësore, 37-vjeçare.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se ngasësi i automjetit Golf V, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →