Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq këmbësorja e goditur nga vetura në Prishtinë, Policia arrestoi ngasësin e veturës

nga Venera Grabanica28 nëntor 2023
Vdiq këmbësorja e goditur nga vetura në Prishtinë, Policia arrestoi ngasësin e veturës

(Lajm i përditësuar)


Vdiq këmbësorja e goditur nga vetura në rrugën “C” në Prishtinë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se këmbësorja e goditur nga një veturë në rrugën “C” në Prishtinë ka vdekur.

”Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur”, ka thënë Ahmeti.

 Lidhur me këtë rast  hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit.


Vetura godet një këmbësore në rrugën “C” në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →