Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Vdiq komediani i njohur Norm Macdonald

nga Xh.D15 shtator 2021

Komediani i njohur kanadez, Norm Macdonald, ka vdekur në moshën 61 vjeçare, nëntë vjet pasi u diagnostifikua me kancer.
Macdonald nisi karrierën në vendlindje. Ka punuar për programin Roseanne, pak kohë para se t’i bashkohej Saturday Night Live.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur familja e të ndjerit.
“Ishte shumë krenar për komedinë e tij. Asnjëherë nuk deshi që sëmundja t’i afektoj në mënyrën se si audienca apo kushdo që e ka dashur e shohin. Norm ishte komedian i pastër”, tha Lori Jo Hoekstra.
Pasi la “Saturday Night Live”, nisi seritë e tij komedi “Norm”, nga viti 1999 – 2001.
Gjithashtu, e kishte në moderim edhe një program në Netflix, i cili i emërtua Norm Macdonald Has a Shoë, në vitin 2018./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →