Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Vdiq legjenda e Bayernit, Gerd Muller

nga Venera Grabanica15 gusht 2021

Në moshën 75 vjeçare ka vdekur legjenda e futbollit, Gerd Muller, këtë  e bëri të ditur ekipi i Bayern Munich. Müller bëri histori me kampionët rekordë gjermanë dhe ekipin kombëtar gjerman.

Ai shënoi gjithsej 566 gola të pabesueshëm në 607 ndeshje konkurruese për FC Bayern dhe vendosi rekordin e paparë prej 365 golash në Bundesliga.

“Bomberi i kombit”, i cili erdhi në FC Bayern në verën e vitit 1964, fitoi një herë Kupën e Botës, tri herë Kupën e Kampionëve Evropian dhe një herë Kupën Evropiane. Ai ishte gjithashtu katër herë kampion i Gjermanisë dhe katër herë fitues i Kupës DFB. Me ekipin kombëtar ai u bë kampion evropian në 1972 dhe kampion bote në 1974, duke shënuar golin e fitores në finalen në Mynih kundër Holandës. Pas karrierës së tij, ai qëndroi me klubin për një kohë të gjatë si trajner për fushën e të rinjve. Ai lë pas gruan e tij Uschi dhe një vajzë.” -shkruhej në njoftimin e Bayernit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →