Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Vdiq në aksident trafiku ylli 20 vjeçar i Borussia Mönchengladbach

nga Xh.D24 shkurt 2022

Ka vdekur në një aksident trafiku ylli 20 vjeçar i Borussia Monchengladbach, Jordi Bongard.
Bongard, kishte punuar në skuadrën U-23 të Borussia-s gjatë nëntë viteve të fundit pasi u bashkua për herë të parë në akademinë e tyre në moshën 12-vjeçare.
Por të enjten në mëngjes, klubi gjerman konfirmoi se qendërmbrojtësi i tyre i ri humbi jetën tragjikisht pasi u përfshi në një aksident trafiku mbrëmjen e kaluar.
Pas lajmit tragjik të vdekjes së Bongard, Borussia ka anuluar të gjitha seancat stërvitore dhe konferencat për shtyp që do të mbaheshin të enjten.
“Ne e morëm këtë lajm të tmerrshëm këtë mëngjes dhe jemi të habitur. Ngushëllimet tona më të thella dhe mendimet tona janë me familjen e Jordit”, tha drejtori sportiv Roland Virkus./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →