Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vdiq në moshën 113 vjeçare njeriu më i vjetër në botë

nga Kaltrina Berila20 janar 2019

Vdekja i erdhi në gjumë

Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 113-vjeçare, në shtëpinë e tij në Japoni.

Familja e tij tha se Masazo Nonaka vdiq në mënyrë paqësore nga shkaqe natyrore në orët e hershme të së dielës.

I lindur më 25 korrik 1905, Nonaka u rrit në një familje të madhe. Ai kishte jetuar me gruan e tij dhe tre nga pesë fëmijët,transmeton rtv21.tv.

Ai kishte gjashtë vëllezër dhe një motër, ishte martuar në vitin 1931 dhe kishte pesë fëmijë me gruan e tij. Pas kalimit në pension, atij i pëlqente shikimi i ndeshjeve të mundjes dhe ngrënia e ëmbëlsirave.

Japonia është njëra ndër shtetet me jetëgjatësinë më të madhe të popullsisë në botë. Ky vend ka qenë atdhe i shumë njerëzve të njohur për moshën e tyre të vjetër.

Sipas libirit të rekordeve, “Guinness”, njeriu më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë është francezja Jeanne Louise Calment, e cila kishte ndërruar jetë në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →