Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Vdiq në moshën 59-vjeçare aktori i “Friends”

nga Xh.D25 tetor 2021

Ka vdekur në moshën 59 vjeçare aktori i serisë së famshme “Friends”, James Michael Tyler
“Tyler vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angeles të dielën në mëngjes. Nëse e keni takuar një herë, keni bërë një shok për gjithë jetën. Ai ka lënë pas gruan e tij, Jennifer Carno”, u tha në një deklaratë të menaxherit të tij.
Tyler u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës në vitin 2018, i cili më vonë u përhap në kockat e tij.
“Me dëshirën që t’i ndihmonte sa më shumë njerëz të jetë e mundur, ai ndau me guxim historinë e tij dhe u bë një aktivist për ata me prostatë që të bënin një test gjaku që në moshën 40-vjeçare”, u tha tutje nga menaxheri i tij.
Edhe pse nuk zotëroi të njëjtën kohë në ekran si gjashtë personazhet kryesore të “Friends”, Gunther ishte dhe mbetet një figurë e njohur.
“Bota e njihte atë si Gunther (miku i shtatë)… por të dashurit e Michael e njihnin atë si një aktor, muzikant, mbrojtës të ndërgjegjësimit për kancerin dhe bashkëshort të dashur”, tha menaxheri i tij./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →