Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq në QKUK gruaja që u lëndua në aksidentin mes trenit dhe një veture

nga Kaltrina Berila17 nëntor 2024
Vdiq në QKUK gruaja që u lëndua në aksidentin mes trenit dhe një veture

Ka humbur jetën gruaja e cila kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident të ndodhur më 2 nëntor 2024 në fshatin Pavlan të Pejës.

Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës, e cila ishte njëra nga tre personat që u lënduan në përplasjen mes trenit dhe një veture.

Policia e Kosovës ishte njoftuar për aksidentin rreth orës 10:05 të mëngjesit të 2 nëntorit, kur një veturë dhe treni ishin përplasur.

Tre të lënduarit ishin dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, dhe viktima tashmë e ndjerë, për shkak të natyrës së lëndimeve, u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka ndërruar jetë pas disa ditësh luftë për jetën.

Trupi i saj do t’i nënshtrohet obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, sipas vendimit të Prokurorit të Shtetit.

Aksident mes trenit dhe një veture në Pejë, lëndohen tre persona

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →