Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq një 27-vjeçar nga Rahoveci, e zuri zhavori

nga Kaltrina Berila3 qershor 2022

Një punëtor 27-vjeçar humbi jetën sot pasi e kishte zënë zhavori në një seperacion në fshatin Kramovik të Rahovecit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
“Sot me datë 03.06.2022 rreth orës 18:15 është pranuar informacion se në një seperacion në fsh. Kramovik-Rahovec një punëtor i moshës 27 vjeçar e ka zënë zhavori. Sipas personelit mjeksorë në vend-ngjarje, viktima ka qenë me shenja jeta dhe i njejti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Më vonë, nga Spitali në Gjakovë është konfirmuar se viktima në fjalë ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore si dhe Prokurori i Shtetit.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin hetimet po vazhdojnë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →