RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq një 43 vjeçar në Istog

nga E.Bullaku23 shkurt 2022

Një veturë ka goditur për vdekje sot një 43 vjeçar në Istog.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.
“Dy persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor, njëri në spitalin rajonal në Pejë, kurse tjetri në QKUK në Prishtinë. Vdekja e këmbësorit u konstatua nga mjeku kujdestar në QKMF-në në Istog”, ka thënë Gashi.
Tutje Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore dhe prokurori, kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion./21Media

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →