Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq një burrë pasi u vetaksidentua me traktor

nga Venera Grabanica1 nëntor 2023
Vdiq një burrë pasi u vetaksidentua me traktor

Një burrë ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Ngucat në Malishevë.

Policia ka njoftuar se një tjetër person ka pësuar lëndime dhe në gjendje të rëndë është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka njoftuar Policia.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →