Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq një foshnje në Pejë, policia nis hetimet

nga Venera Grabanica18 qershor 2023
Vdiq një foshnje në Pejë, policia nis hetimet

Një foshnje është dërguar sot pa shenja jete në Spitalin e Pejës. Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Tutje, Rugova ka treguar se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Sot rreth orës 08:30, Policia është informuar se një foshnje është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet relevante dhe në konsultim me prokurorin e shtetit foshnja dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion dhe rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →