Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq një grua në Prishtinë

nga Egzona Mehmeti22 tetor 2022

Një grua ka vdekur sonte në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, pasi ka rënë nga një ndërtesë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ajo ka shtuar se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →