Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave më armë zjarri sonte në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 dhe dyshohet për vrasje me armë zjarri.
“Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”- ka thënë ajo./21Media









