Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vdiq një nënë bashkë me shtatë fëmijët e saj

nga Venera Grabanica6 shkurt 2023
Vdiq një nënë bashkë me shtatë fëmijët e saj

Një grua dhe shtatë fëmijët e saj vdiqën në ndërtesën ku jetonin, si pasojë e një shpërthimi të zjarrit në veri të Francës.
Fëmijët ishin të moshës 2 deri në 14 vjeç.
Nga kjo familje ka shpëtuar vetëm burri, duke pësuar djegie të rënda, raportoi Dailymail.
Zjarri nisi pak pas mesnatës në shtëpinë e tyre në qytetin Charly-sur-Marne, derisa në vendin e ngjarjes dolën 50 zjarrfikës.

Nëna dhe fëmijët vdiqën nga asfiksia, sipas prokurorit lokal Julien Morino-Ros. Ai theksoi se zjarri u shkaktua nga tharësja e rrobave që nuk funksiononte si duhet në katin përdhes./21Media
ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →