🌍 Bota
Vdiq një nxënës pas sulmit me thikë në një shkollë të Zagrebit
nga Kaltrina Berila20 dhjetor 2024
Një nxënës është vrarë nga një sulm me thikë në një shkollë fillore të Zagrebit. Një mësuese dhe tre fëmijë u lënduan. Jeta e mësueses është në rrezik.
Ministri i Shëndetësisë njoftoi se një fëmijë kishte vdekur, shkruan Index.hr.
Policia dhe shërbimet e urgjencës janë në vend të ngjarjes. Mes të lënduarve është edhe sulmuesi që raportohet të jetë 19 vjeçar.









