Një shtetas i Shqipërisë ka vdekur mbrëmë rreth orës 18:50.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është dërguar me gjendje të rënduar shëndetësore në QKMF Deçan, i njëjti më pas është dërguar në Spitalin e Pejës dhe nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media










