Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq një punëtor, u rrëzua në vendin e punës

nga Kaltrina Berila13 tetor 2023
Vdiq një punëtor, u rrëzua në vendin e punës

Një person ka vdekur në Prishtinës, pasi i njëjti derisa kishte qenë në vendin e punës ishte rrëzuar dhe si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore i cili është dërguar në QKUK dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së enjtes, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →