Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq shkencëtari kosovar, Prof. Dr. Rifat Gjota

nga Egzona Mehmeti17 janar 2022

Sot vdiq shkencëtari i njohur kosovar, Prof. Dr. Rifat Gjota. Lajmi u bë i ditur nga mbesa e tij, Luljeta Gjota Agusholli, e cila deklaroi se profesorin do ta kujtojnë me mall për batutat, këshillat e kujtimet.
“Axha yne sot paska ikur ne amshim, Prof. Dr. Rifat Gjota. Ka shume kohe qe nuk u pame, e fjalet na mbeten ne mes… Do te kujtojme me mall e dashuri batutat, keshillat e krejt kujtimet qe mbeten peng. Pusho i qete axha yne mendjendritur, njeriu i dijes e i shkences. Emri yt me shkronja te arta shenon shkencen kosovare ne kete pjese te globit. R.I.P. Prof. Dr. Rifat Ejyp Gjota!”, shkroi Gjota-Agusholli në Facebook.
Me rastin e vdekjes së Prof. Dr. Rifat Gjota, komuna e Pejës nesër do të mbajë mbledhje komemorative.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i shprehu ngushllime familjes dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me profesorin Gjota.
“Komemoracioni mbahet në sallën e Kuvendit Komunal,ditën e martë me 18.01.2022 me fillim në ora 11:00.”, u bë e ditur në njoftimin e komunës.
Rifat Gjota ishte lindur më 05 maj të vitit 1939 në Pejë. Ai ishte zbulues, shkencëtar dhe pedagog./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →