Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq shoferi që u aksidentua dy ditë më parë në Lipjan

nga B.K24 shkurt 2022


Ka vdekur dje në QKUK personi që ishte vetaksidentuar të martën në Lipjan.
Viktima ishte aksidentuar, pasi duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar pasagjeri.

“I dyshuari mashkull  kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë  e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer mashkull  kosovar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me datën 23.02.2022 – 05:18 drejtuesi i automjetit si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →