Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vdiqën të gjithë pacientët në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Al-Shifa në Gaza

nga Venera Grabanica17 nëntor 2023
Vdiqën të gjithë pacientët në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Al-Shifa në Gaza

ë gjithë pacientët në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit al-Shifa të Gazës kanë vdekur, tha drejtori i spitalit për Al Jazeera, në ditën e tretë të rrethimit nga Izraeli të objektit më të madh mjekësor.

Drejtori i spitalit, Muhammed Abu Salmiya, tha se kishte 7,000 njerëz në spital – pacientë, staf mjekësor dhe ata që strehoheshin dhe se mjekët po punonin ende për të ndihmuar pacientët.

Salmiya tha se spitali ishte bërë një burg i madh dhe një varr masiv për të gjithë ata që ishin brenda.

“Ne kemi mbetur pa asgjë, pa energji, pa ushqim, pa ujë, me çdo minutë që kalon, ne po humbasim një jetë. Gjatë natës humbëm 22 persona, për tre ditët e fundit spitali është mbajtur nën rrethim”, citohet të ketë thënë Salmiya nga Al Jazeera.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →