Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 84 aksidente trafiku.
Nga 84 aksidente, 22 janë me të lënduar dhe 62 vetëm me dëme materiale.
Në statistikat e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se për një ditë janë shqiptuar 1 mijë e 405 tiketa trafiku. Ndërsa, 707 tiketa dënimi në bazë të ligjit Covid-19.
Vetëm të martën e 17 gushtit, janë arrestuar 39 persona, 26 janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit./21Media











